Ish-Kryetari i Parlamentit të Republikës së Kosovës, derivat i Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut 1990, Iljaz Ramajli, sot në 34 vjetorin e Kushtetuës së Kaçanikut, nga ora 08:35 minuta flet ekskluzivisht në ‘RADIO 1’ 98.0FM.
Në bisedë me Kryeredaktorin e ‘RADIO 1’, Fitim Behlulin, Iljaz Ramajli kujton ngjarjet në kontinuitet të përpjekjeve të atij brezi për Liri dhe Pavarësi.
Duke folur për distancën kohore të zhvillimit të ngjarjeve, Ramajli flet për ngjarjet e mëvonshme që do të ndodhnin në Kosovë dhe ish-Jugosllavi e do të dëshmonin se delegatët e 2 korrikut dhe 7 shtatorit kishin plotësisht të drejtë.
Ramajli thekson në tërë qarkun kohor historik e edhe aktual, rolin e veçantë të SHBA-vë në raport me Kosovën./Njeshi/