5.4 C
Pec
E mërkurë, 13 Nëntor, 2024

34 vjet nga vdekja e Enver Hoxhës

Sot mbushen 34 vjet nga vdekja e Enver Hoxhës. Më 11 prill 1985, Shqipëria ishte në zi, pasi në Tiranë, vdiq Enver Hoxha, 76 vjeç.

“Humbje e thellë” do ta quante shtypi komunist i kohës; “vdiq diktatori më mizor” do të njoftonin mediat në botë; “.Ka pak arsye për keqardhje vdekja e tij shënon zhdukjen përfundimtare të një brezi tiranësh stalinistë”, do të shkruante “The Times”.

I konsideruar ndër diktatorët më mizorë në histori, Hoxha pati edhe arritje; në arsim, mjekësi, industri; por urrejtja dhe zemërimi popullor i grumbulluar ndaj tij ishte shumë më i madh dhe u shpreh me rrënime të shkollave, spitaleve, fabrikave, uzinave, çdo gjëje që simbolizonte pushtetin e tij, në fillim të viteve 1990, kur shtatoret, bustet dhe diktatura ranë të gjitha njëherësh.

Më 1992, trupi i Enver Hoxhës do të hiqej nga Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. De-jure, Enver Hoxha vazhdon të jetë “Hero i Popullit”./Tch/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...