6.4 C
Pec
E diel, 3 Mars, 2024

Gjendja në pikat kufitare, pritjet më të gjata te Dheu i Bardhë

Edhe në orët e mbrëmjes vazhdon të ketë fluks të qarkullimit në pikat kufitare të Kosovës.

Pritjet më të gjata prej 150 minutash janë Te Dheu i Bardhë, ku është krijuar kolonë në hyrje prej 1800 metrash.

Kolonë ka edhe në pikën tjetër në Muçibabë – 950 metra, ku pritjet për të hyrë brenda territorit të Kosovës janë 110 minuta.

Në Jarinjë pritjet janë 60 minuta, ndërsa në Merdarë 30 deri në 40 minuta.

Në pikat tjera kufitare pritjet në hyrje janë 3-5 minuta, sikurse edhe në dalje, ku kolona më e gjatë është në Qafë të Morinës prej 20 metrash, sipas të dhënave të Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...