6.4 C
Pec
E diel, 3 Mars, 2024

Mbyllet tubimi, Berisha: Protestat tona do përhapen në gjithë vendin

Pas protestës në ambientet e Gjykatës së Lartë, ish-kryeministri Sali Berisha i shoqëruar dhe nga mbështetësit e tij marshuan me këmbë në drejtim të selisë së Partisë Socialiste, ku protestuan për disa minuta dhe më pas u drejtuan drejt selisë së Rithemelimit.

Në një prononcim për media në mbyllje të protestës Berisha tha se sot demokratët çeën një fazë të re të protestave ndaj institucioneve të krimit.

“Të dashur miq sot në betejën tonë pa kthim kundër diktaturës, çelëm një faqe të re. Sot në nisëm protestën kundër institucioneve të shndërruara në armë të diktaturës. Kjo protestë e para në historinë 32-vjeçare të pluralizmit, para Gjykatës Supreme, shënon vetëm fillimin e betejave tona. Sot protesta jonë përpara partisë së krimit shënon betejën kundër kësaj partia e cila e udhëhequr nga Edi Rama është përgjegjës për dramën e madhe të shqiptarëve. Edi Rama kërkon të zhduk PD-në por ne do i qëndrojmë të pamposhtur dhe do i përgjigjemi dhëmbë për dhëmbë.

Protestat tona do përhapen në të gjithë vendin. Do përqëndrohen para institucioneve të krimit, do përqëndrohen para kryministrisë dhe në çdo institucion të vendit”, tha Berisha. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...