25.7 C
Pec
E hënë, 16 Qershor, 2025

35 vjet burgim për katër të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur ka shpallur Aktgjykim dënues në çështjen penale ndaj një të akuzuari dhe tre të miturve, në rastin e dhunimit të 11-vjeçares.

“I mituri (1) është shpallë fajtor për veprën penale të ‘Dhunimit’ dhe veprën penale ‘Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi’ dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 7 vite. I mituri (2) është shpallë fajtor për veprën penale të ‘Dhunimit’ dhe veprën penale ‘Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi’ dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 7 vite. I mituri (3) është shpallë fajtor për veprën penale të ‘Dhunimit’ dhe veprën penale ‘Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi’ dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 7 vite. Lidhur me të miturin (4) është veçuar procedura nga gjykata”, thuhet në njoftim.

Në njoftim tutje thuhet se pala e dëmtuar me përfaqësuesen e saj ligjore dhe përfaqësuesen e saj të autorizuar është udhëzuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike në kontest të rregullt juridiko – civil.

Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. /Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...