11.8 C
Pec
E mërkurë, 17 Prill, 2024

U certifikua gjenerata e pestë e asistentëve për fëmijë-nxënës me nevoja të veçanta arsimore

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e dhënies së certifikatave për gjeneratën e pestë të Asistentëve për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore.

Një fjalimin e tij para të pranishmëve, Kryeministri Kurti tha se të të gjithë jemi të ndryshëm nga njëri-tjetri, si nga vetitë e karakterit, tiparet fizike, prirjet apo kërkesat e caktuara dhe kjo inkurajon zgjerimin e vetëdijes, thellimin e dijes dhe na jep mundësi t’i kuptojmë ndryshimet e t’i trajtojmë si duhet, duke synuar barazi për të gjithë.

“Të qenit ndryshe është vlerë për një shoqëri demokratike dhe të shëndoshë”, u shpreh ai.

Me tej, kryeministri Kurti theksoi se disa kualifikime kërkojnë vëmendje të posaçme dhe kujdes të veçantë, sepse mbështesin individë me nevoja të veçanta arsimore, prandaj, nuk ka mënyrë më të mirë për ta ndërtuar të ardhmen bashkë, se sa duke përgatitur profesionistë të kualifikuar e të specializuar, që më pastaj përgatisin të tjerët të zhvillojnë e të marrin aftësi të tyre e të reja.

“Një fakt i spikatur për gjeneratën tuaj të asistentëve, është se, fillimisht patëm planifikuar pesë grupe me 125 pjesëmarrës, por përfundimisht janë krijuar shtatë grupe me 180 pjesëmarrës nga 21 komuna të Kosovës anembanë vendit tonë”, tha Kryeministrit, duke shtuar se deri tani kemi 409 asistentë të certifikuar, gjithsej në pesë gjenerata, ndërsa aktualisht po e vijon trajnimin gjenerata e gjashtë.

Kjo tregon qartë interesimin e shtuar dhe ritmin intensiv të punës për t’iu ofruar asistencë cilësore fëmijëve tanë, që kanë nevojë për mbështetje të veçantë.

Duke falënderuar asistentët për fëmijë me nevoja të veçanta, kryeministri tha se garantimi dhe avancimi i të drejtave të fëmijëve, përveçse është çështje thelbësore në vetvete, është edhe shtytëse për shoqëri më të suksesshme.

Në fund ai përgëzoi Ministrinë e Arsimit për punën intensive dhe cilësore dhe falënderoi partnerët ndërkombëtarë LuxDev dhe Pearson për bashkëpunimin frytdhënës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...