9.9 C
Pec
E martë, 23 Prill, 2024

Quni: Në botë ka shumë shembuj të heronjve, e tillë është edhe e familjes Jashari

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, raporton Ekonomia Online.

Nga aty, Quni tha se në botë ka shumë shembuj për heronj dhe e tillë është edhe ajo e familjes Jashari.

“Jemi këtu nga subjekti i LDK-së për të nderuar dhe veprën e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe heronjve Hamëz e Shaban Jashari, dhe për të kujtuar sakicën e familjes Jashari. Në botë ka shumë shembuj të luftëtarëve dhe kombeve për liri, e tillë është edhe sakrifica e Jasharajve. Jemi këtu që t’i përmbahemi zotimit të kahershëm që ne si LDK gjithnjë do i respektojmë vlerat dhe ato mbi të cilat është ndërtuar shteti ynë. Gjithnjë duke kujtuar, nderuar dhe respektuar luftëtarët dhe të gjithë që sakrifikuan edhe me çmimin e jetës për shtetin e Kosovës, duke kujtuar partnerët dhe aleatët tanë që në çdo kohë na qëndruan pranë. Me këtë zotim si amanet i baballarëve tanë por edhe si obligim i joni që të lëmë trashëgimi pas nesh”, tha Çuni. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...