Gjatë javës së kaluar, në rajonin e Pejës, kanë ndodhur 37 aksidente trafiku, ku 11 kanë qenë me persona të lënduar.
Po ashtu janë shqiptuar mbi 1 mijë gjoba dhe janë arrestuar 31 persona.
Njoftimi i plotë:
Aktivitetet e javës së kaluar në Drejtorinë Rajonale të Policisë Pejë
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, nga data 23.09.2024 deri më 29.09.2024, ka realizuar disa aktivitete në kuadër të detyrave të saj për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Gjatë kësaj jave, policia ka ndërmarrë veprime të shumta për të adresuar shkeljet e trafikut dhe veprat e ndryshme penale.
Aktivitetet kryesore të realizuara përfshijnë:
Aksidente me lëndime trupore: 11
Aksidente me dëme materiale: 26
Tiketa të shqiptuara për kundërvajtësit në trafik: 1368
Persona të arrestuar për raste të ndryshme: 31
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë do të vazhdojë me aktivitete të shtuara në parandalimin e aksidenteve dhe veprave penale, duke punuar ngushtë me komunitetin dhe duke intensifikuar prezencën policore në terren.
Policia e Kosovës fton qytetarët që të vazhdojnë bashkëpunimin aktiv, pasi ky bashkëpunim është thelbësor për parandalimin e krimit dhe sigurimin e një ambienti më të sigurt për të gjithë.
Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë./Njeshi/