23.8 C
Pec
E martë, 21 Maj, 2024

Kori i Fakultetit të Arteve të Universitetit ‘Haxhi Zeka’ mbyllë me sukses, performancën në Tiranë

Kori i Fakultetit të Arteve të Universitetit ‘Haxhi Zeka’ ka mbyllur me sukes të jashtëzakonshëm paraqitjen glamuroze të radhës në kryeqendrën e shqiptarëve, në Tiranë.

Siç edhe është raportuar në ‘RADIO 1’, mbrëmjen e këtij 14 Maji, ky Kor, nën udhëheqjen e Prof. Hysen Nimanit ka performuar në Tiranë, në hollin e Universitetit të Arteve atje.

Paraqitja e Korit pejan, ka ndodhur me ftesë të Universitetit të Arteve të Tiranës.

Për performancën dhe mikprtijen atje ka shkruar prof. Hysen Nimani.

‘Të nderuar miq, po i ndaj me ju disa momente nga paraqitja e Korit të Fakulteti i Arteve ne Universiteti i Arteve, Tirane – Shqipëri.

Një falenderim të thellë audiencës së mrekullueshme që ishin prezentë, profesorë universitar, artistë , studentë, artdashës e personalitete të tjera që ishin të pranishëm në këtë moment të veçantë të paraqitjes në Tiranë, të Korit të Fakultetit të Arteve, Pejë – Universiteti Haxhi Zeka. Kjo vjen si rrjedhojë e disa paraqitjeve të Korit në skena të ndryshme Europiane e regjionale duke korrur suksese jo vetëm në rrafshin akademik por edhe paraqitje të tjera koncertale e nje sërë shperblimesh në kompeticione korale me rezultate të shkëlqyera.

Kishim kënaqësinë të shfaqim një repertoar të larmishëm me kalim nga pothuaj të gjitha epokat muzikore me fillim nga Renesanca, muzika ynë kombëtare e deri tek Literatura Korale Bashkëkohore.

Ju ftojmë gjithashtu në Koncertin e radhës në Prishtinë këtë të premtë me datë 17 Maj në Kishën Katolike Shën Ndou me fillim nga ora 19:30, që të përjetojmë pasionin e perbashkët për muzikën vokale korale, në një udhëtim të bukur sonor.’-shkruan Nimani./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...