15 C
Pec
E premte, 14 Qershor, 2024

Nikçi në ‘RADIO 1’, konfirmon arrestimin e Agron Gashit, të dyshuarit kryesor për plagosjen në Pejë

Policia e Kosovës ende pa u bërë 24 orë, ka arritur të arrestojë Agron Gashin të dyshuarin kryesor për plagosjen e trefishtë që ndodhi të mërkurën në Pejë.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar në një deklarim për ‘RADIO  1’ zëdhenënsi i Prokurorisë Themelore në Pejë Shkodran Nikçi

Në ndërkohë, njëri prej të plagosurve në Pejë është në gjendje të rëndë, përderisa dy të tjerët janë në gjendje stabile.

I plagosuri në gjendje kritike është duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ndryshe Policia e Kosovës kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Agron Mentor Gashit, i cili dyshohet për “vrasje të rëndë në tentativë”, që ndodhi të mërkurën në mbrëmje në Pejë.

Në njoftimin për media thuhej se i dyshuari është recidivist i veprave penale./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...