27.1 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Rasti i vdekjes së Flordian Shabaj, para seancës së sotme shkruan babai i të ndjerit, Enveri

Më 21 nëntor të vitit 2022 kishte vdekur tragjikisht në një aksident trafiku në fshatin Jashanicë të Klinës 30-vjeçari Flordian Shabaj, kadet në Policinë e Kosovës.

Për këtë rast Prokuroria Themelore e Pejës kishte ngritë aktakuzë kundër dy personave, babë e bir, Arton e Nezir Duraku 21 e 55 vjeçar. Fillimisht të dy u dënuan së bashku me 15 vjet burgim, por që Gjykata Supreme ka vendosur që rastin ta kthej në pikën zero, pra në rigjykim.

Në seancën e parë të rigjykimit në Gjykatën Themelore në Pejë, as i akuzuari Arton Duraku e as babai i tij gjithashtu i akuzuar Nezir Duraku, nuk e pranuan fajësinë, me dallim nga herët e kaluara.

Ata u deklaruan se ndihen të pafajshëm edhe për veprën penale të rrezikimit të përgjithshëm në trafik edhe për mosdhënien e ndihmës.

Si vazhdimësi, sot më 11 Korrik, nga ora 09:30 minuta, në Gjykatën Themelore të Pejës, është ftuar seancë e shqyrtimit gjyqësorë për rastin në fjalë.

Për ngjarjen e rëndë dhe rrjedhën gjyqësore, ka shkruar para seancës, babai i viktimës, Flordian Shabaj, Enver Shabaj, punonjës i Administratës komunale të Pejës, njeri i respektuar, i zellshëm e i njohur për urtësinë e tij në jetë e profesion.

Shkrimi i plotë:

‘Tani e gjithë ngjarja po rezulton enigmatike,te akuzuarit e mohojn akt akuzën në tersi ?!
Se si vdiq Flordian Shabaj ne aksident trafiku rrugor Gjykata Themelore në Pejë për datën 11.07.2024 në ora 09:30 ka caktuar seancën e shqyrtimit gjyqësor,rigjykimi për të zgjidhur enigmen se ku vdiq dhe si vdiq kadetit i policisë së Kosovës, Flordian Shabaj. Në seancen e parë të rigjykimit të mbajtur më dt.06.02.2024 pas leximit te akt akuzes nga prokurori i qeshtjes dhe pas pyetjes se gjyqtarit se a e pranoni fajsin sipas akt akuzes te dy te akuzuarit Arton dhe Nezir Duraku u deklaruan duke e mohuar teresisht aktakuzen. Kesaj radhe perseri te akuzuarit duhet te deklarohen se a e pranojn akt akuzen ku në seancat e më parshme si njeri ashtu edhe tjetri kan pranuar fajsin si dhe te vertetohet se ku ka ndodhur rasti, a ka ndodhur vërtetë aksidenti tragjik afër shtëpisë së të ndjerit në Nabërgjan ashtu siç thuhet në aktgjykimin e Gjykatës Supreme ne Prishtinë apo në Jashanicë të Klinës, dhe kush është shkaktar i rastit tragjik,pra kush e vrau Flordianin.Vlen te ceket se distanca e rrugës ndërmjet këtyre dy fshatrave është 34 km ose 33 minuta me veturë. I mbetet kësaj Gjykate qe ne seancen e ardhme ti vërtetojë këto dhe pas te gjitha këtyre ta rivlersojë aktakuzen sipas deshmive te sigurura?!’-shkruan Enver Shabaj, babai i të ndjerit Flordian Shabaj, Enveri./Njeshi&RADIO 1/

Enver Shabaj, babai i Flordianit
Enver Shabaj, babai i Flordianit

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...