16.8 C
Pec
E premte, 13 Shtator, 2024

Ukë Lushi kërkon nga Albin Kurti mbështetje financiare për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së në Hagë

Ish-eprori i UÇK-së, Ukë Lushi, i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka kërkuar që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të sigurojë mbështetje financiare për ekipet mbrojtëse të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Kjo kërkesë vjen pasi është raportuar se disa avokatë janë larguar nga këto ekipe për shkak të vështirësive financiare. Lushi ka theksuar se Kurti ka mundësinë dhe fuqinë ekzekutive për të alokuar mjetet e nevojshme brenda pak minutash, duke u ofruar mbështetje të plotë financiare ish-krerëve të UÇK-së, si ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe kryetarit të grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.

Ai ka shtuar se mosveprimi i shpejtë vetëm do të zgjasë vuajtjet e tyre dhe do të dëmtojë Kosovën në këtë proces gjyqësor/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...