14.8 C
Pec
E enjte, 12 Shtator, 2024

Gjigandi ‘Trepça’ njofton mbi sistemimet e përkohshme: Vendimet rrisin prodhimin

Ndërmarrja “Trepça” në komunikatën e fundit për media ka bërë të ditur se po merr një sërë vendimesh për transferimin dhe sistemimin e përkohshëm të punonjësve.

Me këtë dhe vendimet e fundit, gjigandi ‘Trepça’, thotë se po synojnë të rrisin prodhimin dhe të mbështesin operimet në dy njësitë biznesore të minierave me flotacion Trepça – Stan Tërg dhe Kishnicë – Artanë.

Vendimet e shprehura në komunikatë, duket të pasojnë vizitën që 2 ditë më parë, gjigandit ‘Trepça’ ja bënë edhe Ministrja dhe zv/Ministri i Ekonomisë Artane Rizvanolli dhe Getoar Mjeku. Vizita ishte demonstrim i interesimit dhe mbështetjes institucionale për kthimin në binar të gjendjes së krijuar së fundmi.

Komunikata e plotë:

‘Më shumë punëtorë të angazhuar në prodhim

Si përgjigje ndaj situatës afariste, menaxhmenti i ndërmarrjes Trepça Sh.A. po merr një sërë vendimesh për transferimin dhe sistemimin e përkohshëm të punonjësve.

Vendimet synojnë të rrisin prodhimin dhe të mbështesin operimet në dy njësitë biznesore të minierave me flotacion Trepça – Stan Tërg dhe Kishnicë – Artanë.
Deri më tani, gjashtë nëpunësve të menaxhmentit u janë caktuar detyra në njësitë biznesore të Ndërmarrjes Trepça, ndërsa janë bërë rreth 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, punëtor këta të cilët kanë lëvizur ndër vite nga Miniera në sipërfaqe. Për më tepër, 46 minatorëve të rinj do t’u vazhdohen kontratat e punës, në saje të performancës së tyre dhe kërkesës për prodhim të shtuar.
Trepça po përgatit gjithashtu trajnimin dhe certifikimin e 19 minandezësve, duke u mbështetur në udhëzimin e ri që ka nxjerrë Ministria e Punëve të Brendshme.
Javën e kaluar, menaxhmenti i ndërmarrjes ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme afariste në dy njësi kryesore, duke mobilizuar të gjitha kapacitetet për stabilizimin dhe rimëkëmbjen e Trepçës.
Ndër sfidat më të mëdha ka qenë numri i lartë i punonjësve në role mbështetëse në raport me të angazhuarit drejtpërdrejt në prodhim. ME FAT!’-thuhte në komunikatën e Ndërmarrjes ‘Trepça’.

Ndryshe, javën e kaluar, menaxhmenti i ndërmarrjes ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme afariste në dy njësi kryesore/RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...