30.9 C
Pec
E diel, 8 Shtator, 2024

Ish-ndihmës Sekretari amerikan: Qeveria e Kosovës po e bën Beogradin të duket si palë e dëmtuar

Ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Daniel Fried ka thënë se s’po e kupton se pse Qeveria e Kosovës po përplaset me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për veprimet e fundit në veri, pasi sipas tij kështu Beogradi po duket si palë e dëmtuar.

I pyetur për hapat e Kosovës, karshi kritikave nga aleatët për “hapa të njëanshëm” në veri, përfshirë këtu diskutimet për hapjen e Urës së Ibrit, mbyllja e institucioneve paralele, e degëve të Bankës serbe, Fried ka thënë se përplasja me miqtë e Kosovës s’është në interes të askujt.

“I shoh me shumë vështirësi. Pra, nuk e kuptoj pse Qeveria e Kosovës po përplaset me Shtetet e Bashkuara. Qeveria e Kosovës ka arritur disi ta bëjë Qeverinë serbe në Beograd të duket si palë e dëmtuar. Nuk e kam menduar që kjo do të ishte e mundshme, por ajo e ka bërë. Kjo do të thotë se Shtetet e Bashkuara po shpërfillen dhe përplasja me miqtë e Kosovës nuk është në interesin e askujt”, ka thënë ai për REL.

Ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit tha se veprimet e Qeverisë së Kosovës për të janë enigmë, dhe se deklaratat që ka lexuar të Ambasadës amerikane, ka parë vërtetë zemërimin në to.

“Kosovarët nuk kanë nevojë që një amerikan t’iu tregojë që disa njerëz brenda administratës [së ish-presidentit amerikan, Donald] Trump kanë simpati të madhe për Serbinë. Nëse Trump fiton, ajo simpati mund të rikthehet. Nuk shoh asnjë arsye për t’i justifikuar politikat e njerëzve që do të vendosnin presion ndaj Kosovës, pa asnjë arsye, dhe ta mbanin komod Serbinë, kur nuk është në interesin e askujt.

“Prandaj, veprimet e Qeverisë së Kosovës janë enigmë për mua. Kam lexuar deklarata të Ambasadës amerikane dhe zemërimi vërehet qartë. Sërish, nuk shoh interes”, deklaroi Fried, ndërsa ka shtuar se ekzistojnë mënyra se si të trajtohet çështja e Urës së Ibrit.

Për Fried, flamuri i Kosovës përfaqëson popullsinë që jeton këtu, prandaj thotë se nuk e kupton se çfarë po bën Qeveria e Kosovës.

“Nuk është se kam simpati të madhe për separatistët serbë në veri, apo për njerëzit që e kanë bërë urën çështje të nxehtë. E kuptoj zemërimin. Por, ekzistojnë mënyra si të trajtohet dhe si të mos trajtohet kjo temë. E kam në mendje flamurin e Kosovës. Ai flamur është dizajnuar për t’u dukur si flamuri i Bashkimit Evropian. Yjet në flamur përfaqësojnë popullsinë e Kosovës. Ai nuk është flamur amerikan, është kosovar. Është flamur i mrekullueshëm, i cili tregon se Kosova nuk është krijesë e nacionalizimit etnik, por është vend i të gjithë atyre që jetojnë në të. Kjo është pikëpamja amerikane dhe e Bashkimit Evropian. Prandaj, nuk e kuptoj atë që po bën Qeveria e Kosovës”, tha ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...