16.8 C
Pec
E premte, 13 Shtator, 2024

4 të burgosur arratisen nga spitali psikiatrik në Gjermani, në mesin e tyre një 27-vjeçar nga Kosova

Katër të dënuar që po trajtoheshin për probleme psikike apo varësi në një spital në Bavari të Gjermanisë, janë arratisur nga spitali, raportoi të dielën “RTL”.

Siç bëhet e ditur, në mesin e të arratisurve është edhe një shqiptar 27-vjeçar me inicialet Z.B.

Ata dyshohet se janë arratisur në mbrëmjen e së shtunës rreth orës 21:00, teksa ishin pacientë në spitalin psikiatrik të qarkut Lercxhenhaid.

Sipas policisë, të dyshuarit kanë kërcënuar fillimisht një punonjës të klinikës.

“Të burgosurit janë 31, 27, 28 vjeç”, kanë thënë zyrtarët, teksa të dhënat për shqiptarin e dyshuar tregojnë se është përafërsisht 70 kg, rreth 1.85 cm i gjatë, flokë të gjatë të lidhura dhe me mjekër të lëshuar.

Të dyshuarit tjerë janë dy gjermanë dhe një boshnjak. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...