22.4 C
Pec
E diel, 14 Korrik, 2024

40 mijë euro dyshohet se u vodhën mbrëmë në një banesë në Prishtinë

Një vjedhje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur mbrëmjen e së hënës në kryeqytet.

40 mijë euro dyshohet të jenë vjedhur mbrëmë në një banesë në Prishtinë.

Në lidhje me këtë lajmi.net ka kontaktuar edhe Prokurorinë Themelore në Prishtinë nga ku është konfirmuar rasti.

“Rastit të cilit i referoheni ju njoftojmë se pas pranimit të informatës nga policia, prokurori kujdestar ka udhëzuar të iniciohet rast “Vjedhja e rëndë”, si dhe ka autorizuar policinë t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore drejt identifikimit të dyshuarve “u tha nga Prokuroria.

Rasti i lartcekur është bërë i diture dhe në raportin 24 orësh të policisë.

“Prishtinë/15-17.06.2024 – 18:00-05:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur, nga banesa e tij kanë vjedhur një shumë të parave. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve”. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...