13.2 C
Pec
E shtunë, 12 Tetor, 2024

Bislimi pret ekipin ekonomik gjerman, diskutojnë për zhvillim ekonomik

Zëvëndëskryeministri Besnik Bislimi ka pritur sot në takim përfaqësues nga Ekipi Ekonomik Gjerman, të kryesuar nga drejtuesi Dr. Ricardo Giucci.

ZKM ka njoftuar se ata kanë biseduar për “ecurinë zhvillimore të vendit dhe indikatorët ekonomikë”.

“Bashkëbisedimi u fokusua në ecurinë zhvillimore të vendit dhe indikatorët ekonomikë. U theksua rritja ekonomike që ka njohur Kosova në tri vitet e fundit, rritja e investimeve të huaja direkte duke qenë më e larta në rajon, rritja e të hyrave, krijimi i vendeve të reja të punës e ulja e inflacionit mes tjerash.”

Sipas ZKM’së, Giucci ka thënë se indikatorët pozitivë shfaqin një tendencë dhe dinamikë pozitive e të fuqishme për zhvillimin e të tashmës dhe të ardhmes.

“Zëvendëskryeministri tha se bazuar në krejt indikatorët ekonomikë, që japin pasqyrën e situatës ekonomike në vend, vërejmë se zhvillimi i Kosovës është një histori suksesi dhe unike, teksa Dr. Giucci tha se të gjithë këta indikatorë pozitivë shfaqin një tendencë dhe dinamikë pozitive e të fuqishme për zhvillimin, të tashmen e të ardhmen e vendit. Ai vlerësoi politikat ekonomike të ndërmarra nga qeveria dhe zhvillimin e hovshëm ekonomik që po njeh vendi.”

Në takim është diskutuar edhe për rëndësinë e SEPA’s.

“Në takim u diskutua dhe për rëndësinë e benefitet e Tregut Unik të Pagesave në Euro (SEPA), si vazhdimësi e diskutimit të mbajtur edhe javën e kaluar në Europe House, ku zëvendëskryeministri shprehu përsëri punën dhe hapat që po bën Qeveria në lidhje me avancimin drejt anëtarësimit në SEPA.”/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...