3.8 C
Pec
E martë, 12 Nëntor, 2024

Qeveria miraton projektbuxhetin për vitin e ardhshëm

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2025, i cili pritet të arrijë në 3.6 miliardë euro.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë, theksoi se pas miratimit projekti do të dërgohet në Kuvendin e Kosovës për votim.

Po ashtu, gjatë mbledhjes Kurti ka paraqitur detaje mbi ndarjen e mjeteve, duke përfshirë 115 milionë euro për nevojat e shëndetësisë dhe 84 milionë euro për nevojat e sigurisë dhe mbrojtjes.
“Te kategoria mallra dhe shërbime kemi planifikuar 115 milionë euro t’i ndajmë për nevojat e shëndetësisë”, ka thënë Kurti.

“Ndërkaq, 84 milionë euro të tjera i kemi planifikuar për nevojat e sigurisë dhe mbrojtjes, që do të shkojnë në municion, pajisje e furnizime të nevojshme, ashtu që policia dhe ushtria jonë t’i kryejnë detyrat me efikasitet. Për pensionistët kemi buxhetuar edhe 100 milionë euro të tjera shtesë për t’i mbuluar rritjen pensioneve prej 2- për qind që tashmë e kemi miratuar. Ndërsa 60 milionë euro janë shtuar tek skema e shtesave për fëmijë për të mbuluar rritjen shtesave që e bëmë para dy muajsh për trevjetorin e lansimit të skemës. Po vazhdojmë mbështetjen për skam kulturore dhe sportin”, ka deklaruar tutje Kurti.

Ndër të tjerash, Kurti ka thënë se pjesë e rëndësishme e buxhetit është edhe ndarja e 930 milionë eurove për investime kapitale në infrastrukturë.

“Për investimet kapitale në infrastrukturë kemi ndarë 930 milionë euro… mbi 200 milionë euro investime kapitale kemi buxhetuar në vetëm tri vitet e ardhshme, të cilat do të shkojnë në ndërtimin e infrastrukturës sportive nëpër komunat që do të jenë nikoqire të Lojërave Mesdhetare”, ka shtuar tutje Kurti.

Madje sipas Kurtit, është rritur buxheti për mbrojtjen, pasi siç tha ai, ka arritur në nivelin prej 2 përqind të bruto produktit vendor, kështu duke shënuar 208 milionë euro.

“Edhe buxhetin për mbrojtjen e kemi rritur. Për vitin 2025 që në fillim buxheti i mbrojtjes dot ë shënojë në nivelin prej 2 për qind të bruto produktit vendor. Në nivelin prej 208 milionë eurosh”, ka theksuar Kurti.

Për komunat, Kurti njoftoi një rritje të buxhetit me gjithsej 788 milionë euro, duke ofruar mbi 240 milionë euro më shumë mbështetje sesa kishte para marrjes së mandatit.

“Rritje të buxhetit ka pasur edhe për komunat me gjithsej 788 milionë euro. Komunat do të kenë mbi 240 milionë euro mbështetje sesa që kishin para se ta merrnim mandatin”, ka deklaruar ai.
Derisa në përfundim, Kurti ka thënë se ky buxhet është për të gjithë.

“Ky do të jetë buxheti i katërt për këtë mandat. Po i pari për mandatin që na pret”, ka përfunduar Kurti./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...