Të shtënat të lidhura me trafikun e drogës në qytetin perëndimor francez të Poitiers u përshkallëzuan në një përleshje të enjten mbrëma, ku u përfshin deri në 600 persona, thonë autoritetet franceze.
Pesë persona u plagosën rëndë nga të shtënat me makinë në një restorant në qytet, duke përfshirë një djalë 15-vjeçar, i cili mbetet në gjendje kritike pasi u qëllua në kokë, thanë burimet policore për agjencinë e lajmeve AFP.
Ministri i Brendshëm, Bruno Retailleau e përshkroi incidentin si një shenjë alarmante të dhunës së lidhur me drogën që po përshkallëzohet në vend.
Kjo pason të shtënat në qytetin veriperëndimor të Rennes javën e kaluar, ku u vra një djalë pesë-vjeçar./Njeshi/