Në një atmosferë solemne, Dega e Pejës e Organizatës së Vetereanëve të Luftës së UÇK-së, ka zhvilluar sot punimet e Kuvendit të Pestë Zgjedhorë.
Në pjesën solemne, të pranishmëve iu drejtuan me fjalë rasti: Kryetari i OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, kryetari i Degës së OVL të UÇK-së në Pejë, Gazmend Syla dhe ish-Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj.
Kuvendi i pestë, në këto punime ka rizgjedhur me votë unanime, edhe për një mandat, kryetar të Degës Gazmend Sylen.
Gjithashtu Kuvendi sot, ka zgjedhur përbërjen e re të Këshillit Drejtues të Degës./Njeshi/