4.2 C
Pec
E hënë, 9 Dhjetor, 2024

Haradinaj dhe Lista ‘Ideal’ e Bekim Jasharit në përvjetorin e Nismës së Limajt

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se koalicioni i partisë së tij me Nismën Socialdermokrate të Fatmir Limajt dhe konservatorët, garanton anëtarësimin e vendit në NATO.

Duke folur në Konventën Zgjedhore të Nismës, Haradinaj i tha Limajt se po e ndjen erën e fitores.

“Kryetar, Fatmir, po më duket era fitore po i vie”, tha Haradinaj.

“Këtu në këtë sallë ka shumë vepra, sepse ka shumë njerëz që kanë bërë vepra të mëdha për Kosovën”, tha ai, duke iu referuar slloganit të këtij koalicioni: “Veç vepra”.

“Anëtarësimi në NATO, anëtarësimi direkt përmes planis aksional, e bën kthesën e madhe, jo vetëm të sigurisë, por edhe ekonomike dhe në të gjitha drejtimet tjera të jetës”, tha ai.

“Ju sigurojmë që do ta bëjmë realitet. Jo veç me e thënë, po kemi me e bë”, tha Haradinaj.

Kjo, sipas tij, do të bëhej “në muajt apo vitin e parë të qeverisjes”.

Tashmë ai tha se janë “duke punuar në këtë drejtim”.

Haradinaj tha se Kosova duhet të udhëhiqet nga njerëz “që kanë vepra”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...