Sot gjatë ditës, në një konferencë për media, zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Anita Hipper, e pyetur për “statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë”, tha se ky ligj është në interes të të gjitha komuniteteve këtu, dhe ftoi deputetët që ta mbështesin miratimin e tij në Kuvend.
Lidhur me këtë, ka reaguar zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti, përmes një postimi të bërë në platformën “X”, ku ka thënë se një gjë e tillë po bllokohet nga deputetët e Listës Serbe në Kuvend.
“Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Liritë Fetare, por dhjetë ulëset e garantuara për komunitetin serb po garantojnë se ai mbetet i bllokuar në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Ahmeti në “X”./Njeshi/