Për zjarin e sotëm në ETC – Suhareka, ka reguar edhe biznesmeni i nga brezi i gjeneratës së re që është edhe djali i Presidentit të ‘Elkos Group-Etc’, Ramiz Kelmendit, Egzoni, i cili po garon drejt ulëses së Kuvendit të Republikës së Kosovës, me listën AAK-Nisma-Konservatorët–Forumi Intelektual E-30 dhe Lista Ideal.
‘Lajmi i mirë qëndron se nuk kemi pësuar në njerëz, ndërsa dëmet milionëshe, do të punojmë fort për ti rikoperuar.’-shkruan mes tjerash Egzon Kelmendi.
Tutje Kelmendi vlerëson se ngjarja është recidive dhe se duhet të ketë reagim edhe institucional.
‘Reagimi institucional nuk është mirë të mungojë, minimum me lehtësira tatimore, meqë këtu po plagoset rëndë ekonomia vendore, me ndikim të drejtpërdrejt edhe tek të punësuarit dhe konsumatorët.’- thotë mes tjerash në reagim.
Reagimi i plotë:
Zjarri i sotëm në ETC- Suharekë, një ngjarje kjo recidive në kompaninë tonë, dëmton rëndë mundësinë për investime në zhvillim dhe ndërton imazh të keq edhe për zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Lajmi i mirë qëndron se nuk kemi pësuar në njerëz, ndërsa dëmet milionëshe, do të punojmë fort për ti rikoperuar.
Ftojë organet përgjegjëse, që me urgjencë të hetojnë shkaqet dhe të zbardhin të vërtetën.
Reagimi institucional nuk është mirë të mungojë, minimum me lehtësira tatimore, meqë këtu po plagoset rëndë ekonomia vendore, me ndikim të drejtpërdrejt edhe tek të punësuarit dhe konsumatorët! Do të ja dalim!’-shkruan Egzon Kelmendi./Njeshi&RADIO 1/