5.1 C
Pec
E enjte, 13 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Koalicioni për Familjen merr mbështetje të fuqishme në Rahovec

Koalicioni për Familjen ka mbajtur një tubim me qytetarët e Rahovecit, ku ka marrë mbështetje të fuqishme për kandidaturat dhe programin e tij, i cili fokusohet kryesisht në mbështetje për familjen.

Në këtë ngjarje, ishin të pranishëm drejtuesit e koalicionit, Eman Rrahmani, Selim Pacolli, Ferid Agani dhe Fatmir Smajli, të cilët theksuan rëndësinë e forcimit të institucioneve dhe politikave që mbështesin familjet në Kosovë. Ata shprehën përkushtimin e koalicionit për avancimin e të drejtave të familjeve dhe ofrimin e mundësive të barabarta për qytetarët.

“Drejtuesit e koalicionit theksuan angazhimin e koalicionit për një të ardhme më të sigurt dhe më të zhvilluar për qytetarët e Kosovës, duke u fokusuar në krijimin e kushteve më të mira për jetesë dhe përmirësimin e mundësive për punësim. Premtuan reforma të thella dhe të qëndrueshme qe janë të nevojshme për zhvillimin e shoqërisë dhe për të siguruar një mbështetje të fortë për familjet nga institucionet”, njofton ky koalicion.

Ata gjithashtu prezantuan 7 zotimet kyçe, të cilat përfshijnë përmirësimin e kushteve për familjet në Kosovë, duke u fokusuar në rritjen e mundësive për punësim, mbrojtjen e të drejtave sociale dhe përmirësimin e shërbimeve publike. Këto masa synojnë një zhvillim të qëndrueshëm dhe mbështetje të fortë për qytetarët.

Një moment i rëndësishëm i këtij tubimi ishte edhe prezentimi i kandidatëve për deputet nga ky koalicion, Visar Korenica dhe Jeton Haxhimustafa.

Ata shprehën angazhimin e tyre për të përfaqësuar interesat e qytetarëve të Rahovecit dhe të gjithë Kosovës në Kuvendin e Kosovës, duke u angazhuar për sjelljen e ndryshimeve pozitive dhe politikave që mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm të vendit./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...