5.1 C
Pec
E enjte, 13 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Abdixhiku njofton për tubimin përmbyllës më të madh elektoral të LDK-së: Të shtunën nga ora 18:00, në sheshin Skënderbeu

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, pas mbledhjes së mbajtur me kryetarët e degëve, ka njoftuar se LDK do të mbaj tubimin përmbyllës, të shtunën nga ora 18:00 në sheshin Skënderbeu.

Sipas tij, tubimi më i madh elektoral po vjen.

‘’Festa e madhe, e mbylljes së fushatës, të shtunën më 8 SHKURT nga ora 18:00 në PRISHTINË, në ‘SHESHIN SKËNDERBEU’!

Tubimi më i madh elektoral po vjen! 🔥

Në Kryeqytet. Në shesh! Ju presim!

Si shenjë e qartë e ndryshimit, si përmbyllje e një fushate para nisjes së rrugëtimit të ri përpara.

Të gjitha rrugët e Kosovës më 8 shkurt na sjellin në një vend, në një moment historik të ringritjes së madhe kombëtare! ✌️Këtë vendim e morrëm sot, në takim me Kryetarët e Degëve. I falenderova për angazhimin e madh deri më tash. I ftova për shtytjen finale! Fitore dhe asgjë më pak’’, ka shkruar Abdixhiku./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...