6 C
Pec
E mërkurë, 19 Mars, 2025

Presidenca konfirmon se Shefi i NATO-s do ta vizitojë Kosovën

Presidenca e Kosovës ka konfirmuar se Shefi i NATO’s, Mark Rutte, do ta vizitojë Kosovën.

Osmani bashkë me Komandantin e KFOR’it janë takuar sot, teksa kanë folur për koordinimin e aktiviteteve në prag të vizitës së paralajmëruar Ruttes në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e kësaj vizite si dhe rëndësinë e rolit të NATO-s për paqe e siguri në Kosovë.

Osmani ka nënvizuar e stabiliteti në Kosovë është faktor kyç për sigurinë e të gjithë rajonit, ndaj angazhimi i përbashkët me KFOR-in dhe NATO-n mbetet thelbësor

“Presidentja Osmani poashtu theksoi se kontinenti ynë po përballet me një situatë të ndërlikuar gjeopolitike, e cila kërkon bashkëpunim të ngushtë dhe koordinim të përhershëm me aleatët tanë. Në takim u diskutua gjithashtu për koordinimin e aktiviteteve në prag të vizitës së paralajmëruar të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e kësaj vizite si dhe rëndësinë e rolit të NATO-s për paqe e siguri në vendin tonë”, thuhet në njoftim.

Sipas raportimit të REL, Rutte do ta vizitojë Kosovën më 11 mars. Gjatë vizitës në Kosovë pritet që Rutte të jetë i shoqëruar edhe nga ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s që janë anëtarë të Këshillit të Atlantikut të Veriut.

NATO-ja ende nuk e ka paralajmëruar zyrtarisht një vizitë të tillë.

Vetë Rutte kishte paralajmëruar se do ta vizitonte Kosovën gjatë muajit mars në një debat që kishte pasur më herët në Bratisllavë të Sllovakisë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...