Një aksident mes dy veturave në Jashanicë, rruga Klinë-Skenderaj, la të lënduar një person.
Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova,
“Rreth orës 16:00, policia është informuar për një aksident në fshatin Jashanicë, rruga Klinë-Skenderaj. Të involvuara kanë qenë dy vetura, ndërsa një person ka pësuar lëndime trupore. Ai është dërguar për trajtim në QKMF”, tha Rugova./Njeshi/