16 C
Pec
E diel, 19 Maj, 2024

44 vite pa këngëtaren pejane Mevlyde Kopiliqi – KUJTESË!

Janë shënuar dje, më 10 Maj 2024, 44 vite nga ndarja prej jetës e këngëtares pejane të kohës Mevlyde Kopiliqi.

Me këtë rast e ndjera është kujtuar nga familja e saj e gjërë në Pejë dhe Prizren.

Mevlyde Kopiliqi ka lindur në Pejë, në vitin 1953 ne një familje punëtore, arsimdashëse ku edhe muzika ishte pasion familjarë, duke qenë se edhe vëllau i saj Azizi, ishte i angazhuar në Shoqëritë kulturo-artistike të qytetit.

Filloren e kreu në Pejë, ne shkollën fillore ‘8 Marsi’.

Si nxënëse e shkëlqyeshme, ishte mjaft aktive në manifestimet kulturore dhe artistike të asaj kohe.

Shquhej në interpretimin e këngëve popullore, nga thesari i mirëfilltë i opusit të gjërë  popullor të muzikës.

E ndjera, Mevlyde Kopiliqi Selimi, do vazhdonte më tej, shkollën e mesme të Mjekësisë në qytetin e Prizrenit ku më pas jeton dhe punon me bashkëshortin, në spitalin e këtij qyteti, (Prizren).

Si shpirt i lindur artisti, dashuria e madhe per këngën e ndiqte edhe në Prizren, e veçanerisht tani, kur në këngë po gjente edhe prehjen e mungesës së qytetit të lindjes, Pejës.

Krahas, obligimeve në shërbimet spitalore, e ndjera, Mevlyde, anëtarësohet në  Shogërinë Kulturo-Artistike ‘Agimi’ të Prizrenit.

Në këtë shogëri, Mevlydja do të ipte kontribut nga viti 1970 deri në vitin 1979.

Gjatë karrierës, ka të inqëzuara në shiritin e Radio dhe Televizionit të Prishtinës së atëhershme, dhjetëra këngë të transmetuara në atë periudhë e që fatkeqësisht, tani jo.

E ndjera, Mevlyde, ishte edhe pjesëmarrëse në festivalin ‘Kosovarja këndon’.

E ndjera Mevlyde Kopiliqi Selimi, ka lindur dy fëmijë, me çrast pas lindjes së fëmiut të  dytë, giegjësisht pas disa komplikimeve shëndetësore, ndërron jetë në vitin 1980, në  moshën 27 vjeçare.

Krenarë me Mevlyden dhe të vetdijshem se të gjithë në këtë Botë jemi bijtë e vdekjes, familjes së saj të gjërë përpos kujtimeve, prapa i mbeten edhe dy djemtë e saj, njëri nga të cilet sot vazhdon rrugëtimin e lënë përgjysmë  të nënës së tij, duke ndjekur melosin shqiptarë popullor në instrumentin e klarinetës, Eugen Çuni./Njeshi&RADIO 1/

Kënga: ‘Mora përpjetë kalanë’ këndon Mevlyde Kopilqi – Festivali ‘Kosovarja këndon’

Shtypi i kohës, për Mevlyde Kopiliqin, 24 Maj 1970:

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...