11.7 C
Pec
E diel, 27 Prill, 2025

Pas pak, Presidentja pritet të shpallë datën e seancës konstituive

Burime brenda Presidencës, i kanënë thënë këtë pasdite ‘RADIO 1’, se Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, pritet që pas pak ta caktojë datën e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë, kryeministri në detyrë Albin Kurtika deklaruar se pret që në të njejten seancë dhe në të njëjtën ditë kur ajo do të mbahet, të zgjedhet edhe qeveria e re.

I vetëm, Albin Kurti nuk i ka votat e mjaftueshme për të qëndruar më tej në pushtet, me partitë opozitare që e kanë përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me të.

Ndërkohë Nisma e Fatmir Limajt mund të ndërroj situatën, meqë thuhet se po kërkon “pjesën e saj të përgjegjësisë” për ta votuar qeverinë e re të vendit.

LVV-ja ka marrë 42.30% të votave dhe do t’i ketë 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës, sipas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, të certifikuara të enjten – që nënkupton se asaj do t’i nevojitet një partner nga ana e opozitarëve për të qëndruar më tej në pushtet. Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 20.95% të votave (24 deputetë), ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës 18.27% (20 deputetë). Koalicioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me Nismën dhe të tjerët ka marrë 7.06% të votave (8 deputetë – 5 AAK, 3 Nisma). Së bashku, opozitarët kanë më shumë mandate (52) sesa partia e parë./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...