Dëshmori i kombit Ahmet Gjikolli nga Peja, i cili më 7 Maj 1999 ra në luftën e Çabratit në mbrojtje të Gjakovës, është përkujtuar sot në ditëlindjen e 45-të, nga vëllau i tij më i vogël Agoni.
Agoni e ka përkujtuar vëllaun dëshmor, sot kur Ahmeti do mbushte 45 vite jetë.
Postimi i plotë:
‘Ahmet vëlla sot do të festonim 45 vjetorin e lindjës tënde, kurse une sot shkruaj përkujtim, qe është një moment i rëndësishëm për të nderuar jetën dhe kontributin tënd në luftën për liri dhe pavarësi.
Vdekja e jote si dëshmor është një shenjë e flijimit të pakufishëm për atdheun dhe popullin.
Në këtë ditëlindje, nderohet kujtimi yt dhe i të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e vendit, duke u bërë një frymëzim për brezat që vijnë.
Lavdëruar qofsh ti dhe te gjithë ata që dhanë jeten për LIRI!!’-ka shkruar vëllau Agoni.
Ahmet Gjikolli ka qenë ushtar i dalluar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës që nga ditët e para të luftës, duke u rreshtuar dhe shërbyer në Zonën e III-të Operative të Dukagjinit, nën komandën e Ramush Haradinajt, (ish-kryeministër i Kosovës dhe kryetar i AAK-së).
Ahmet Gjikolli vie nga një familje punëtore me tradita të lashta qytetare pejane, e njohur për ndershmëri.
Ahmet Gjikolli fillimisht ishte varrosur në Çabrat, ndërsa pak ditë pas çlirimit të Kosovës dhe Pejës, më 3 Korrik të vitit 1999, ishte rri-varrosur me nderime të larta ushtarake në kompleksin e varrezave të Dëshmorëve në Pejë. -Peja e çliruar atëkohë dretohej nga Et’hem Çeku-kryetar./RADIO 1&Njeshi/