29.5 C
Pec
E martë, 15 Korrik, 2025

Shërbime shëndetësore falas për qytetarët e Istogut

Sot në Parkun e Qytetit të Istogut është organizuar një aktivitet sensibilizues me qytetarët, në kuadër të përkujdesjes për shëndetin publik.

Aktiviteti u zhvillua nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës, Ilir Ferati, dhe u realizua në bashkëpunim me Drejtorinë për Shëndetësi, Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) dhe kompaninë KosovaMed.

Gjatë aktivitetit u ofruan shërbime shëndetësore falas si matja e glicemisë (sheqerit në gjak), matja e tensionit arterial dhe këshillimi për parandalimin e sëmundjeve kronike, si diabeti dhe hipertensioni.

Në këtë organizim mori pjesë edhe drejtori i DSHMS-së, Dr. Zenel Shatri, i cili falënderoi ekipet mjekësore për angazhimin dhe profesionalizmin, dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen nga KosovaMed./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...