Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një gruaje e cila dyshohet për vjedhje në Prishtinë.
Policia po ashtu në postimi e tyre në rrjetin social në Facebook kanë bërë publikimin e fotografisë së gruas së dyshuar për vjedhje.
“Njësiti i Hetimeve të përgjithshme në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. E dyshuara kërkohet për përfshirje veprën vjedhje”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e saj, luteni të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]./Njeshi/