Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë është mbajtur një takim pune ndërmjet menaxhmentit të institucionit dhe përfaqësuesve të kompanisë kontraktuese, përgjegjëse për hartimin e projekteve të renovimit të disa reparteve spitalore.
Gjatë takimit, inxhinierët prezantuan versionet fillestare të projekteve për renovimin e reparteve të Internos, Ambulancave Specialistike, Pulmologjisë dhe Ortopedisë. Diskutimet u fokusuan në aspektet teknike, fazat e implementimit dhe nevojat prioritare të secilit repart.
Dyshohet për të shtëna armësh në lagjen “Bregu i Diellit” – Policia në vendin e ngjarjes