Manchester United ka realizuar fitore të vështirë por të rëndësishme ndaj Southampton me rezultat 3-2 në kuadër të xhiros së 29-të në Premier League.
Ky triumf në “Old Trafford” nënkupton dhe lehtësim për ekipin e trajnerit Solskjaer pasi po tentojnë të “blindojn” një vend që dërgon në Champions League stinorin tjetër.
Golat e shtëpisë u shënuan nga: Andreas Perreira 53′, Romelu Lukaku 59′, 88′. Mysafirët realizuan përmes; Yann Valery 26′, James Ward Prowse 75′.
Manchester United ndodhet në vendin e 4-të në klasifikim me 58pikë.
]]>