7.2 C
Pec
E shtunë, 1 Prill, 2023

5.5 milionë euro, investohen në modernizimin e “Shtimjanes”

Pjesa e parregulluar e lumit “Shtimjana” bënë problem çdo herë ka të reshura. Por që të evitohen përmbytjet nga shirat, Komuna e Shtimes bashkë me Qeverinë kanë ndarë 5.5 milionë euro për të ndrequr me beton sipërfaqen kah kalon ky lum.

Financimi për intervenimin në 21 kilometra është trevjeçar dhe kryetari Qemjal Aliu e vlerëson vital për Shtimen.

Rregullimi i shtratit po ua heq një gajle edhe qytetarëve që do të përfitojnë nga ky projekt. Ata thonë se në disa pjesë vërshohen shtëpitë e tyre sa herë që ka të reshura.

Por ndërhyrja që parasheh modernizimin edhe të pjesës aktuale të ndërtuar, po kritikohet nga opozita, konkretisht PDK-ja që udhëhoqi me këtë komunë deri më 2021. Punimet sipas të parit të Shtimes, pritët të nisin pas hartimit të projektit detal./njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...