18.8 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

5 aplikacione për ndarjen e faturave që të mos grindeni më për pagesat

Sa herë jeni gjendur në një situatë kaotike ku secili nga të pranishmit në tavolinë kërkon të paguajë i/e para faturën? Po herët e tjera kur keni ikur me stil për t’u drejtuar te kamerieri/a sepse doni të paguani faturën për veten dhe për të gjithë të ftuarit e tjerë? Po sherret e burrave që zihen se kush të paguajë i pari? Epo kjo duhet të marrë fund.

Ndarja e faturave duhet të bëhet një praktikë e zakonshme dhe jo vetëm pagesat në lokale, por edhe ndarja e qirasë apo bërja e pazarit për të gjithë javën, pagesa e pushimeve e plot situata të tjera. Kalimi nëpër shifrat e shpenzimeve çon shpesh në konfuzon dhe tensionim të marrëdhënieve, qofshin ato familjare, bashkëshortore apo shoqërore.

Por, fatmirësisht ka një gamë aplikacionesh të dedikuara për ndarjen e faturave që njëfarësoj kanë revolucionarizuar mënyrën se si të menaxhoni dhe ndani shpenzimet e përbashkëta me partnerët, shokët e dhomës apo edhe miqtë.

#1 Splitwise

5 aplikacione për ndarjen e faturave që të mos grindeni më

FOTO: WWW.APPLE.COM

Ky është një aplikacion falas që ofron zgjidhje gjithëpërfshirëse për ndarjen e shpenzimeve. Aplikacioni thjeshton procesin e ndarjes së faturave duke ju lejuar të gjurmoni, ndani dhe shlyeni borxhet brenda një platforme të centralizuar.

#2 Tab

5 aplikacione për ndarjen e faturave që të mos grindeni më

FOTO: WWW.APPLE.COM

Tab është një aplikacion miqësor që ju fuqizon të ndani pa sforcim faturat dhe të mbani shënime për financat e përbashkëta. Në fokus është aftësia e këtij aplikacioni për të krijuar dhe menaxhuar skeda të përbashkëta, ku mund të regjistroni pa problem shpenzimet dhe të gjurmoni se kush i detyrohet çfarë brenda një grupi.

#3 Settle Up

5 aplikacione për ndarjen e faturave që të mos grindeni më

FOTO: WWW.APPLE.COM

Settle Up riorganizon menaxhimin e shpenzimeve duke ofruar një platformë për regjistrimin e transaksioneve, llogaritjen e shpenzimeve dhe shlyerjen e borxheve. Nga ndarja e faturave të restoranteve deri te administrimi i financave të familjes, mund të krijoni ose të bashkoheni me grupe shpenzimesh të përbashkëta për të gjurmuar të gjitha detyrimet financiare.

#4 Honeydee

5 aplikacione për ndarjen e faturave që të mos grindeni më

FOTO: WWW.APPLE.COM

Honeyduee është fantastik për orientimin e çifteve në menaxhimin e financave. Aplikacioni ofron një platformë gjithëpërfshirëse për ndjekjen e shpenzimeve, përcaktimin e buxheteve dhe listimin e financave të përbashkëta.

#5 Venmo

5 aplikacione për ndarjen e faturave që të mos grindeni më

FOTO: WWW.APPLE.COM

Ky aplikacion është sinonim i ndarjes së lehtë të faturave. Me lehtësinë e përdorimit dhe integrimin pa problem në rrjetet sociale, aplikacioni ofron një platformë të përshtatshme për dërgimin dhe marrjen e parave. Qoftë duke ndarë faturën e darkës, ndarjen e pagesave të qirasë ose rimbursimin e miqve për biletat e koncertit. Venmo e thjeshton procesin si një aplikacion i gjithanshëm./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...