Komisioni i Posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, shqyrtoi aplikacionet e kandidatëve për dy gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Në këtë takim, të kryesuar nga Adnan Rrustemi, u bë vlerësimi i përmbushjes së kritereve të kandidatëve, të përcaktuara me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Komisioni konstatoi se pesë kandidatë i plotësojnë kushtet formalo-juridike për të qenë gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese: Selman Ymeri, Flamur Mrasori, Ardita Haxhnikaj-Demi, Ramadan Gashi dhe Avdylkadër Muçaj.
Në bazë të planit të veprimit, Komisioni vendosi që intervistimi me gojë i të nominuarve të mbahet më 14 nëntor 2024./Njeshi/