20.3 C
Pec
E shtunë, 18 Maj, 2024

5 MAJI – DITA E DËSHMORËVE TË KOMBIT DHE ATDHEUT – Deçani me seancë solemne

Kuvendi Komunal i Deçanit sot mbanë seancë solemne në përkujtim të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit nga kjo komunë.

Nga ora 10:00 tek Salla e Kuvendit Komunal në Deçan, mblidhen Asambleist dhe pfaqësues të Ekzekutivit komunal.

Me 5 Maji, e njohur si Dita e Dëshmorëve të Kombit dhe Atdheut. Kjo datë shënohet në të gjitha trojet e Shqipërisë së Bashkuar shenjë nderi për këto njerëz që sakrifikuan jetën e tyre për atdheun në luftërat duke nisur nga Lufta e Dytë Botërore, luftërat e UÇK-ve dhe UÇPMB-së.


Në Kosovë përkujtohen përmes manifestimeve të ndryshme të gjithë të rënët e betejave dhe luftërave të ndryshme, me theks të veçantë përkujtimet për dëshmorëve e lirisë të UÇK-së dhe martirët e kombit.

Në Iliridë gjithashtu janë paraparë aktivitete të ndryshme në përkujtim të dëshmorëve të luftërave dhe betejave të ndryshme. Me theks të veçantë janë dëshmorët e lëvizjeve kombëtare të rënë para dhe pas luftës së dytë botërore si dhe dëshmorët e UÇK-së, që u flijuan në luftën e vitit 2001.
Në Iliridë, edhe pse përkujtohen këto luftëtarë të rënë të lirisë, akoma nuk është zgjidhur statusi i tyre juridik, për përkujdesje institucionale për familjet e tyre dhe invalidët e luftës të UÇK-së të 2001.

Edhe në Kosovë Lindore do të shënohet përkujtimi i të gjithë luftëtarëve dhe dëshmorëve të lirisë, ku me theks të veçantë do të jenë dëshmorët e fundit të UÇPMB-së.

Kjo ditë është caktuar zyrtarisht Dita e Dëshmorëve ku u vendos të jetë 5 Maji 1942, dita kur u vra antifashisti i njohur shqiptar, Qemal Stafa./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...