18.2 C
Pec
E martë, 24 Maj, 2022

52 vjeçari nga Nepali ngjitet në majën e Mount Everestit për herë të 26-të

Një nepalez u ngjit në majën e malit Mount Everest për të 26-ën herë, duke thyer rekordin e tij të mëparshëm të vendosur vitin e kaluar.

Kami Rita Sherpa, 52 vjeç, u ngjit në malin 8,848,86 metra të lartë, përgjatë rrugës së kreshtës juglindore, duke udhëhequr 10 alpinistë të tjerë.

Këtë vit Nepali ka lëshuar 316 leje për t’u ngjitur në Everest, krahasuar me 408 vitin e kaluar, më i larti ndonjëherë.

Kombi i Himalajeve u përball me kritika për lejimin e mbipopullimit dhe disa vdekjeve të alpinistëve në male në vitin 2019.

Everesti është ngjitur 10,657 herë, shumë janë ngjitur disa herë dhe 311 njerëz kanë vdekur deri më tani derisa përpiqeshin të ngjitenin./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...