Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, i shoqëruar nga Ministri i Financave Bedri Hamza dhe ai i Inovacionit Besim Beqaj do të marrin pjesë sot në ceremoninë e hapjes së Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarësisë në Mitrovicë.
Ngjarja solemne do të zhvillohet në ora 11;30 minuta, në objektin e Universitetit të Mitrovicës, respektivisht tek Objekti i ri universitar në Rektorat. /Njeshi/
]]>