Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka proceduar penalisht 55-vjeçaren e cila po udhëtonte drejt Greqisë me 11.800 mijë euro, por që nuk i kishte deklaruar.
Në njoftimin e Policisë thuhet se në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasen E. R., 55 vjeçe, banuese në Greqi, e gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.