17.4 C
Pec
E mërkurë, 6 Korrik, 2022

6 milionë euro, po shkatërrohet droga e konfiskuar në veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se tashmë po shkatërrohet droga që u gjet në veri të vendit.

Ai njofton se vlera e drogës së konfiskuar rezulton në vlerë 6 milionë euro.

“Pas shkatërrimit të laboratorit në veri të vendit, Izvor, vlera e drogës së konfiskuar e cila tashmë po shkatërrohet ka rezultuar në vlerë 6 milonë euro ndërsa vlera e paisjeve 1.5 milionë euro”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që sot pas një aksioni të Policisë në veri të Kosovës është zbuluar një laborator për kultivimin e marihuanës me mbi 10.000 fije bimë të gatshme për tu shitur në treg ilegalisht.

Gjatë këtij aksioni zyrtarët e policisë dhe doganave janë gjuajtur me armë zjarri, por fatmirësisht nuk ka të lënduar./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...