17.2 C
Pec
E mërkurë, 20 Tetor, 2021

6 të vdekur dhe 48 persona të infektuar me Covid-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë edhe sot ka publikuar numrin e rasteve të infektuar me Covid-19 dhe atyre që kanë humbur jetë.

Në vendin tonë vetëm në 24 orët e fundit kanë humbur jetë 6 qytetarë dhe janë infektuar 48.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.146 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.176.154 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 441.622 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 2.319 testime, 48 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 903 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 147.347.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 8.903./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...