24.4 C
Pec
E enjte, 20 Qershor, 2024

670 vetë dyshohet se vdiqën nga rrëshqitja e dheut në Papua Guinenë e Re

Më shumë se 670 persona mendohet se kanë vdekur si pasojë e rrëshqitjeve masive të dhërave në Papua Guinenë e Re, sipas një zyrtari Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin ndërsa ekipet vazhdojnë operacionet e shpëtimit.

Mediat vendase kishin njoftuar më parë se sipas vlerësimeve paraprkae më shumë se 300 vetë dyshohej se kishin humbur jetën nga rrëshqitja e dheut në provincën Enga.

Por më shumë se 48 orë më vonë, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin tha se numri i të vdekurve mund të ishte dyfish.

Rrëshqitjet e dherave dhe rëniet e gurëve vazhdojnë, toka po çahet duke rrezikuar jetën e gjithë secilit”, tha zyrtari i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, Serhan Aktoprak.

Rrëshqitjet e dherave shkatërruan 150 shtëpi, shkolla, biznese, shtëpi vizitorësh dhe objekte të tjera. /VOA

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...