7 C
Pec
E mërkurë, 29 Mars, 2023

7 dhe 8 Marsi – Komuna e Pejës nderon punonjësit e Arsimit që u pensionuan këtë vit

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Pejës ka njoftuar se sot në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, kanë vazhduar aktivtetet e shumta të nisura që nga dje edhe në shënim të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit.

Në këtë kuadër me prezencën edhe të Kryetarit të Komunës së Pejës Gazmend Muhaxherit dhe të Drejtorit të Arsimit Naser Gega, janë ndarë Mirënjohje kontributi për mësimdhënësit e pensionuar gjatë periudhës 07.03.2022 deri më 07 .03 .2023.

Mirënjohjet janë ndarë me motivacion për punën e tyre të palodhshme, për sakrificat e tyre ndër vite, për qasjen krijuese dhe mbajtjen e denjë të titullit të lartë MËSUES.

Njoftimi i plotë:

‘Për nderë të 7 Marsit “Ditës së mësuesit “, kryetari i komunës z.Gazmend Muhaxheri dhe drejtori i DKA -së z.Naser Gega ndanë mirënjohje për mësimdhënësit e pensionuar gjatë periudhës 07.03.2022 deri më 07 .03 .2023.Mësimdhënësve ju shprehën mirënjohje të sinqerta për punën e tyre të palodhshme, për sakrificat e tyre ndër vite, për qasjen krijuese dhe mbajtjen e denjë të titullit të lartë MËSUES!’-thuhet në njoftim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...