7 persona janë lënduar në një aksident trafiku mes dy veturave në Suharekë.
Lajmin për media e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Njëherit, Bytyqi bëri të ditur se të lënduarit tashmë janë dërguar në emergjencë për trajtim të mëtutjeshëm.
“Është aksident trafiku, ku jane te perfshira dy vetura. Si pasoj e aksidentit përveç dëmeve materiale ka edhe të lënduar. Të lënduarit janë dërguar nē emergjencë, githsej 7 persona kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa policia është duke hetuar aksidentin”, thuhet në përgjigjen e Bytyqit/Njeshi/