18.4 C
Pec
E diel, 26 Maj, 2024

7 vite pa akademikun dhe profesorin e muzikës Xhevdet Bakraqi

Më 7 Maj të vitit 2017, në Shtetet e Bashkuara te Amerikës (SHBA), ishte ndarë nga jeta artisti, profesori dhe akademiku i muzikës, Xhevdet Bakraqi.

Xhevdet Bakraqi ka qenë njëri prej themeluesve të Shoqërisë Kulturoro Artistike (SHKA) “Vëllezërit Bakraqi”, orekstrina më famoze e kohës përgjatë viteve 70-të, udhëheqës shumëvjeçar i SHKA “Ramiz Sadiku” në Pejë, si dhe ka qenë pjesë e pandashme kontributeve për SHKA “Sofra Pejane”.

Orkestrina ‘Vëllëzërit Bakraqi’ Foto-kujtim, Shibenik-Dalmaci, vitet ’70-të (nga e majta)-Gjelal Bakraqi, Haki Trakaniqi, Nagip Gjikolli, Ramadan Krasniqi-Dani, Xhevdet Bakraqi, Zija Dresha, Muharem Berisha dhe Nexhmedin Bakraqi
Orkestrina ‘Vëllëzërit Bakraqi’ Foto-kujtim, Shibenik-Dalmaci, vitet ’70-të (nga e majta)-Gjelal Bakraqi, Haki Trakaniqi, Nagip Gjikolli, Ramadan Krasniqi-Dani, Xhevdet Bakraqi, Zija Dresha, Muharem Berisha dhe Nexhmedin Bakraqi

Xhevdet Bakraqi, ka shërbyer për shumë vite edhe si Drejtor i Shkollës së Muzikës në Pejë, (sot Shkolla e Mesme e ultë e Muzikës ‘Halit Kasapolli’) dhe si udhëheqës i SHKA-ve të ndryshme të qytetit në vitet e okupimit, duke qëndruar i palëkundur në organizimin e sistemit paralel arsimor.

Në një nga intervistat e tij të fundit, dhënë në vitin 2014, për emisionin “Top Folk” të Fitim Behlulit, i ndjeri prof. Xhevdet Bakraqi suksesin dhe arritjen e tij ia kishte dedikuar babait, familjes e veçanërisht qytetit të Pejës. “Peja ka zemër të madhe, Peja ka dhënë muzikë të madhe, ne veç e kemi trasuar atë”, ishte shprehur ai.

Ndryshe, Xhevdet Bakraqi akademinë muzikore e kishte kryer në Sarajevë dhe ishte ndër kuadrot e njohura të Pejës dhe Kosovës në vitet 80-të.

Trupi i Xhevdet Bakraqit pushon në SHBA ku edhe ka jetuar në vitet e fundit të jetës.

Gjatë vizitës në SHBA, Nagip Gjikolli në emër të SHKA 'Sofra Pejane', duke vënë lule të freskëta tek varri i të ndjerit Bakraqi. Shoqëruar nga Kujtim Nela
Gjatë vizitës në SHBA, Nagip Gjikolli në emër të SHKA ‘Sofra Pejane’, duke vënë lule të freskëta tek varri i të ndjerit Bakraqi. Shoqëruar nga Kujtim Nela

Sot në 7 vjetorin e ikjes në amshim, në mesin e shumë miqve, Bakraqin e ka kujtuar edhe miku i tij, anëtari i shumë shoqërive kulturo-artistike të Pejës, Aziz Selimi.

‘Tash 7 vite pa ty mik dhe njeri me vyrtyte te larta, Xhevdet Bakraqi. Ishe njeri me plot kuptimin e fjales. Respekt.-shkruan ai./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...