16.7 C
Pec
E premte, 25 Prill, 2025

7 vjeçarja Noela Trakaniqi nga Peja, diagnostifikohet me tumor meningeal, kërkohet ndihmë për shërimin e saj

Noela Trakaniqi, vajza 7 vjeçare nga Peja, është diagnostifikuar me tumor meningeal (meningioma anaplastike) e që është malinj.

Noel, një operimi kohë më parë i është nënshtruar në Kosovë, por mjekët kanë sugjeruar vazhdimin e trajtimit jashtë vendit pasi nuk kanë mundësi të bëjnë terapi, meqë bëhet fjalë për një sëmundje e rrallë.

Familja Trakaniqi, respektivisht nëna e Noelës, Brikena Trakaniqi, i është drejtuar shqiptarëve me një thirrje për ndihmë financiare, meqë fondi i kërkuar për trajtimin e saj në Gjermani, kap shifrën e 200 mijë eurove, shumë kjo e papërballueshme për familjen.

Për Noelën tashmë është hapur edhe xhirollogari tek Banka: Banka Credins Kosovë Sh.a.

IBAN: XK05 2386 8000 0073 5231
KODI SWIFT: CDISXKPRXXX

Thirrja e nënës së Noelës:

NJOFTIM!

Të dashur Miq dhe dashamir,

Po mbledh një donacion për vajzën time Noela Trakaniqi . Ajo është 7 vjeç, eshte diagnostifikuar me semundjen e tumor meningeal (meningioma anaplastike) që është malinj u diagnostikua në tetor 2023. Operacioni i saj deri më tani ka ndodhur në Kosovë, por mjekët kanë sugjeruar vazhdimin e trajtimit jashtë vendit pasi nuk kanë mundësi të bëjnë terapi pasi është një sëmundje e rrallë. Noela ka mundësinë të marrë trajtim në Gjermani. Vazhdimi i trajtimit të saj do të kërkojë një shumë të konsiderueshme prej rreth 200.000 mijë euro, e cila është e papërballueshme për ne si familje.

Lusim të gjithë ata që mund ta ndihmojnë Noelën të kontribuojnë në raportimin e nënës së vajzës (Brikena Trakaniqi).

Do të doja t’ju falënderoja shumë për çdo donacion.
🙏
Emri i përfitueses: Brikena Trakaniqi

Banka: Banka Credins Kosovë Sh.a

IBAN: XK05 2386 8000 0073 5231

KODI SWIFT: CDISXKPRXXX

Adresë: RUGA UCK, Nr.240 PRISHTINË

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...