20.7 C
Pec
E premte, 12 Gusht, 2022

Lehtësohen masat, mbesin 7,008 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 63.433 raste nga 258.636 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.534 raste të vdekjes.

Sipas IKSHPK, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.891 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.008.

Ndryshe, një ditë më parë Qeveria në detyrë e Kosovë ka shqyrtuar dhe miratuar vendimi për masat e përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

Qeveria ka marrë vendim për lehtësimin e masave për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

“Në bazë të rekomandimeve të dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për masat si dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e këtyre masave.

Me këtë vendim, për komunat të cilat janë në zonat e kuqe, është hequr ora policore, pra nuk do të ketë më kufizim të lëvizjes së qytetarëve. Studentët do të vazhdojnë ligjëratat në objektet e fakulteteve, me prani fizike dhe jo online. Ndërsa, të gjithë operatorëve ekonomik në komunat që janë në zonën e kuqe, do t’iu lejohet të punojnë deri në ora 22:00”, thuhet në njoftimin e Qeverisë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...