15 C
Pec
E shtunë, 19 Korrik, 2025

74 vjeçari nga Prizreni gjendet i vdekur në shtëpinë e tij, policia nis hetimet

Një 74 vjeçar është gjendur pa shenja jetë në shtëpinë e tij në fshatin Pouskë të Prizrenit.Lajmin e ka konfirmuar zyrtari për informim i policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

“Sot, më 24.06.2025, rreth orës 11:00, është raportuar se në fshatin Pouskë është gjetur pa shenja jete një person mashkull, 74-vjeçar. Policia ka dalë në vendngjarje dhe është njoftuar prokurori i shtetit. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Lidhur me rastin është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”.”, ka thënë Bytyqi./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...